Flisni po deshët! Oriola dhe Erosi janë bashkë me pushime dhe modelja u kujdes që ta shihnim mirë unazën e fejesës! - VATRA NEWS

Breaking

Subscribe Us

Klikoni Imazhin



Post Top Ad

Klikoni Imazhin





Post Top Ad

Monday, July 27, 2020

Flisni po deshët! Oriola dhe Erosi janë bashkë me pushime dhe modelja u kujdes që ta shihnim mirë unazën e fejesës!

Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se modelja seksi Oriola Marashi i kishte dhënë fund lidhjes me futbollistin Eros Grezda.
Dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kaq mjaftoi të aludohej se nuk ishin më bashkë. 
Megjithatë, dyshimet u shuan kur futbollisti i komentoi Oriolës, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur.
E megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në problemet e para pas fejesës.
Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.(Lexo këtu)
Sakaq, kujtojmë se lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.
Këto thashetheme Oriola sapo i ka thelluar, duke na lënë të kuptohet se pavarësisht problemeve ata janë bashkë dhe të lumtur.
Modelja ka postuar 1 video në Instastory nga pushimet e saj ku shihet me Erosin, teksa bie në sy unaza. Madje për të na e treguar sa më mirë, ajo ka postuar një tjetër video ku tregon vetëm dorën.

Video Player
00:00
00:07
Video Player
00:00
00:07
Kujtojmë se ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndërra amerikane.

No comments:

Post a Comment