Parashikimi i ditës së Premte, data 29 Dhjetor 2017, të gjitha shenjat këtu. - VATRA NEWS

Breaking

Subscribe Us

Klikoni Imazhin



Post Top Ad

Klikoni Imazhin





Post Top Ad

Friday, December 29, 2017

Parashikimi i ditës së Premte, data 29 Dhjetor 2017, të gjitha shenjat këtu.

Dashi (20 Mars ora 22:18 - 20 Prill ora 10:28), gjithashtu Dashi ASc (ashendente) dhe Hëna në Dash
Pasioni juaj për të ndërtuar dhe zhvilluar një imazh të fortë profesional, mund t’ju ndihmojë shumë që të lëvizni para dhe të merrni një status më impresiv dhe më serioz.
Demi (20 Prill ora 10:27 - 21 Maj ora 9:39), gjithashtu Demi ASc (ashendente) dhe Hëna në Dem
Është moment ideal për të ndarë qëllimet dhe aspiratat tuaja me të tjerët dhe kjo mund t’ju ndihmojë që të qartësoni sigurinë dhe sukesin tuaj të ardhshëm.
Binjakët (21 Maj ora 9:40 - 21 Qershor ora 17:33), gjithashtu Binjakët ASc (ashendente) dhe Hëna në Binjakët
Përkushtimi dhe dëshira juaj për tu marrë me një projekt mund të tërheqë vëmendjen e një ose disa njerëzve të rëndësishëm të cilët mund t’ju vlerësojnë mirë nga ana monetare apo financiare.
Gaforrja (21 Qershor ora 17:34 - 22 Korrik ora 14:26), gjithashtu Gaforrja ASc (ashendente) dhe Hëna në Gaforre
Ky është një moment i mirë për ta cuar lidhjen tuaj në një nivel tjetër përkushtimi. Merrni në konsideratë dëshirën e partnerit për të shmangur një përballje dhe për t’i lënë gjërat të rrjedhin paqësisht.
Loading...
Luani (22 Korrik ora 14:27 - 22 Gusht ora 21:33), gjithashtu Luani ASc (ashendente) dhe Hëna në Luan.
Mund të ndjeni një tërheqje të fortë për të arritur aspiratat tuaja personale dhe profesionale gjë e cila mund t’ju cojë drejt qendrës së vëmendjes dhe një rritjeje në detyrë.
Virgjëresha (22 Gusht ora 21:34 - 23 Shtator ora 8:55), gjithashtu Virgjëresha ASc (ashendente) dhe Hëna në Virgjëreshë
Mund të përfitoni prej lidhjes suaj me një të afërm. Në qoftë se keni dëshirë që të investoni në më shumë edukim për veten tuaj, një anëtar mund t’ju mbështesë financiarisht.
Peshorja (23 Shtator ora 8:56 - 23 Tetor ora 17:13), gjithashtu Peshorja ASc (ashendente) dhe Hëna në Peshore
Mund të keni dëshirë të investoni shumë në një pajisje shtëpiake. Sigurohuni që e dini mirë buxhetin tuaj në mënyrë që të mos bëni një blerje të nxituar.
Akrepi (23 Tetor ora 17:14 - 22 Nëntor ora 02:24), gjithashtu Akrepi ASc (ashendente) dhe Hëna në Akrep
Ky është moment fantastic për të eksploruar një aventurë të re e cila mund t’ju sjellë një nivel të ri vetëbesimi dhe përmbushje personale.
Shigjetari (22 Nëntor ora 02:25 - 21 Dhjetor ora 14:21), gjithashtu Shigjetari ASc (ashendente) dhe Hëna në Shigjetar.
Mund të ndjeni shtysën për të studiuar një subjekt apo degë që lidhet me metafizikën, sic është astrologjia, ose yoga, dhe t’i shërbeni vetes dhe të tjerëve si mësues apo drejtues shpirtëror dhe i dhembshur.
Bricjapi (21 Dhjetor ora 14:23 - 20 Janar ora 8:59), gjithashtu Bricjapi ASc (ashendente) dhe Hëna në Bricjap
Ëndrrat dhe idealet tuaja janë me shumë rëndësi sot. Një mik i vjetër dhe një njeri i besuar mund të kontribuojë dhe të luajë një rol shumë të rëndësishëm në suksesin tuaj.
Ujori (20 Janar ora 9:00 - 18 Shkurt ora 23:12), gjithashtu Ujori ASc (ashendente) dhe Hëna në Ujor
Mund të tërhiqni respektin dhe admirimin e njerëzve që keni mbi krye. Do jetë shumë e rëndësishme që të ruani egon tuaj nën kontroll dhe të fokusoheni tek njerëzit të cilëve doni t’ju shërbeni.
Peshqit (18 Shkurt ora 23:13 - 20 Mars ora 22:17), gjithashtu Peshqit ASc (ashendente) dhe Hëna në Peshqit
Mund të udhëtoni drejt një vendi të largët ose të përfshiheni në një tregti ndërkombëtare apo në një biznes ndërkombëtar nëpërmjet një personi të huaj.

No comments:

Post a Comment