Janë të shumta arsyet pse njerëzit tradhtojnë, duke filluar nga lakmia dhe dëshira për t’u vënë re deri tek , pakënaqësia me martesën, apo kureshtja.
Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa.
Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet e secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.
Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen.
Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi.
Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.
Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket
Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë.
Loading...
Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar.
No comments:
Post a Comment