Pse duhet të keni një faqe interneti për biznesin tuaj? - VATRA NEWS

Breaking

Subscribe Us

Klikoni Imazhin



Post Top Ad

Klikoni Imazhin





Post Top Ad

Friday, February 2, 2018

Pse duhet të keni një faqe interneti për biznesin tuaj?




Në ditët e sotme interneti është gjithmonë e më i pranishëm në jetën e përditshme të të gjithëve. Sipas ITU-së (International Telecommunication Union), përdorimi i internetit në Shqipëri, në vitin 2013 ka përfishirë rreth 60% të popullsisë, një rritje mëse e konsiderueshme po ta krahasojme më vitin 2008 ku pordoruesit e internetit ishin vetëm 16% e popullatës.
Shumë përdorues i marrin informacionet e ndryshme me anë të web-it, nëse kërkojne dicka në fillim kontrollojnë nëse ekziston në internet. Web-i dhe teknologjia sot arrijnë kudo dhe meqë është aq e perhapur më e mira është ta shfrytëzojmë atë. Këtë më së shumti duhet ta bëjnë bizneset.
Të prezantosh biznesin tënd në internet e lidh me një numër shumë të madh përdoruesish, të cilët janë kliente të mundshëm. Prandaj, është shumë e rëndësishme të prezantohesh mirë.
Përse prania në internet e ndihmon një biznes?
Meqë web-i sot ka miliona përdorues, shikueshmëria është më e madhe dhe numri i klienteve për rrjedhoj rritet. Personat tentojnë të informohet përpara se të blejnë një produkt,e në këto raste i vjen në ndihmë interneti. Web-i është i hapur 24 në 24, 7 ditë të javës dhe 365 ditë te vitit dhe kushdo mund të të vizitojë. Mund të vendosësh më shumë informacion rreth produkteve/shërbimeve që ofron pasi nuk ke hapësire të limituar si në rastin psh. e broshurave. Nëse dëshiron të rinovosh dicka mund ta bësh në kohë reale. Mund të ndërveprosh me klientin drejtpërdrejtë. Mund të bësh promocionin e produkteve në mënyrë më të shpejtë sesa në letrën e shtypur. Kostot janë më të përmbajtura dhe numri i klienteve më i madh pasi mund të lidhen me faqet e internetit në çdo kohë dhe nga çdo anë, biznesi juaj do të kishte një perhapje më të gjerë. Gjithashtu të ofrohet mundësia të masësh rezultatet e faqes tënde të internetit, duke të të treguar të dhëna mbi klientet dhe cilat nga produktet që ti ofron pëlqehet më shumë e kush më pak.
Shikueshmëria e një biznesi nga klientet është oksigjeni i atij biznesi. Prandaj, nuk duhet vetëm të jesh prezent në web por dhe të dish si të prezandohesh e shesësh produktet që ofron. Për këtë të vijnë në ndihmë kompanitë dixhitale.
Si të zgjedhim një kompani të përshtatshme të cilës ti besojmë ndërtimin e faqes tonë web?
Sot ekzistojnë Agjensi Dixhitale ose Web Agency të ndryshme që ofrojnë shërbime për kompanitë që duan të reklamojne biznesin dhe produktet që ato ofrojne nëpërmjet internetit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të zgjedhim me kujdes pasi një kompani e mirë mund të na ngrej në maje dhe një jo e mirë të na dëmtoj. Prezenca në web duhet të shoqërohet nga kualiteti. Kur kërkoni për një kompani dixhitale, kontaktoni një që me të vërtetë merret me këtë punë dhe jo persona që “kalojnë kohën” duke krijuar faqe interneti, psh. freelancer pasi nga ata nuk do të keni kurrë suportin e duhur kur ju të keni nevojë. Tregojini eksperteve që keni zgjedhur cilat janë objektivat tuaj dhe pse mendoni që biznesi juaj duhet të këtë një faqe web-i në mënyrë që sebashku të hartoni një strategji të suksesshme.
Që faqja juaj të ketë rezultat duhet jo vetëm të jetë prezentë në web, duhet që të jetë e mirë strukturuar, mesazhi që doni të jepni te jetë i qartë dhe i kuptueshëm për përdoruesit, design-i të jetë funksional dhe terheqës, përmbajtaja të jetë e organizuar dhe e thjeshtë për tu kuptuar. Zgjidhni një kompani që ka bërë punë të ngjashme më përpara, pra që ka një curriculum. Një që të mos jetë shumë e lirë pasi suksesi në internet sot kushton. Zgjidhni një kompani që ka njohuri dhe eksperiencë se si funksionojnë motorrët e kërkimit, web marketing-u dhe që të garantojë rezultat. Nuk ekziston një faqe web që pasi krijohet të punojë vetë, duhet një punë e vazhdueshme për të pasur sukses.
Nëse doni të rrisni fitimet tuaja, nxitoni të hapni faqen tuaj të internetit sepse siç ka thënë Craig Barret ”interneti do të jetë për ekonominë e shekullit te 21ajo që benzina ka qënë për ekonominë e shekullit të 20.
Pra nese ju nevoitet faqe interneti  per biznesin edhe po ashtu per kompani mediatike lajmesh ose per qellimet e juaja personale
Mos nguroni por kontaktoni
Faqja do te jet ne koston minimale  te cmimit ne tregun shqiptar duke u bazuar mbi kekesat apo sherbimet e webpage
Kontaktoni per me shume  informacione ne emailet e disa nga programuesve tane 
allnewpost55@gmail.com
berluskonibaba4@gmail.com


No comments:

Post a Comment